Bota

VD/ Rusët bombardojnë maternitetin në Ukrainë, gratë shtatzëna plagosen rëndë

10 Mars 2022, 06:47 Nga DOSJA

UKRAINË– Ditën e djeshme në Mariupul u sulmua materniteti. “Kiyv Post” ka publikuar disa foto pikëlluese, por njëkohësisht edhe të tmerrshme të pasojave që ka lënë bombardimi rus ndaj një materniteti në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë. Në foto shihen gra shtatzënë të plagosura që i ka kapluar frika dhe terrori të cilat dalin të gjakosura nga rrënojat e maternitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos e injorojë më tej atë që po ndodh në Ukrainë.

‘Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun.’- shkruan Zelenskyy.

 

 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

LAJMI KRYESOR: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2022, 11:11

Presidenti i Finlandës do të flasë me Putinin

FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka thën për gazetarët se do të telefonojë presidentin Vladimir Putin. Aljazeera shkruan se Niistton nuk dha...