Bota

Bombardime në Ukrainën juglindore! 4 viktima, mes tyre fëmijë, e plagosur një 5-vjeçare

10 Mars 2022, 06:54 Nga DOSJA
Bombardime në Ukrainën juglindore! 4 viktima, mes tyre

UKRAINË– Katër persona thuhet se u vranë, nga të cilët dy fëmijë, pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).

Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës, raporton BBC.

SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim. Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.

Një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima.

LAJMI KRYESOR: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2022, 11:11

Presidenti i Finlandës do të flasë me Putinin

FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka thën për gazetarët se do të telefonojë presidentin Vladimir Putin. Aljazeera shkruan se Niistton nuk dha...