Bota

15 ditë luftë! BILANCI, rreth 6.000 ushtarë rus të vrarë në Ukrainë

10 Mars 2022, 06:26 Nga DOSJA
15 ditë luftë! BILANCI, rreth 6.000 ushtarë rus të

UKRAINË– Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin e rusëve të vrarë në dy javët e para të luftës është rreth 5,000 deri në 6,000, thonë zyrtarët amerikan, raporton BBC. Numri i trupave ruse të plagosur vlerësohet të jetë rreth 15,000 deri në 18,000, duke u nisur nga supozimet se shkalla e të plagosurve është zakonisht trefishi i shifrës së të vrarëve.

Një zyrtar amerikan që dëshironte të mbetej anonim e quajti këtë projeksion “viktima, shumë, shumë domethënëse” dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore. Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime. Javën e kaluar Rusia tha se më pak se 500 trupa të saj kishin vdekur në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2022, 11:11

Presidenti i Finlandës do të flasë me Putinin

FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka thën për gazetarët se do të telefonojë presidentin Vladimir Putin. Aljazeera shkruan se Niistton nuk dha...