Bota

“S’erdhëm për armëpushim”, Lavrov: Nëse nuk blini naftën dhe gazin tonë, do gjejmë tregje

10 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
“S’erdhëm për armëpushim”, Lavrov: Nëse

TURQI– Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia do e zgjidhë varësinë nga Perëndimi për të mos lejuar që ekonomia e tyre të vendoset nga një “Uncle Sam” (xhaxhai Sem). Në konferencën pas dështimit të takimit me ministrin ukrainas, Dmytro Kuleba. Lavrov tha se Rusia do të gjejë tregje të tjera përballë sanksioneve të Perëndimit. 

Sergei Lavrov: Nuk jam i surprizuar që Kuleba tha që nuk ka zgjidhje për armëpushimin se nuk erdhëm për këtë çështje këtu. Nëse qëllimi ka qenë armëpushimi apo krijimi i korridoreve humanitare siç pretendon pala ukrainase, kjo është vetem per tu thënë gazetarëve se qëllimet dështuan dhe bëhet nga qeveria ukrainase për të manipuluar publikun. Problemin e sanksioneve, do ta zgjidhim në mënyrë që të mos varemi më kurrë nga partnerët perëndimorë apo bizneset e tyre, që nuk udhëhiqen nga parimet e biznesit po të shantazhit politik. Nuk do të kemi një “Uncle sam” që do të vendosë për ekonominë tonë.

Sa i përket naftës dhe gazit, ne nuk i kemi vendosur kurrë si armë po gjithmonë na kanë akuzuar se e kemi bërë. Kujtojmë se Ukraina e vidhte gazin tonë dhe nuk paguante për furnizimet që merrte. Ne dërgonim gaz në Europë dhe pala ukrainaze e vidhte, ndërkohë që Europa na akuzonte se po e përdornim si armë.
Ndërkohë që ata po e përdorin tani për të dëmtuar federatën ruse. Europa flet për vlerat e saj, na akuzojnë, vendosin sanksione dhe thonë se do të vazhdojnë të blejnë naftën dhe gazin tonë. Nëse kanë vendosur të mos e blejnë, Ministri i Energjetikës Novak ka vendosur që të gjejmë tregje të tjera.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll