Bota

Lavrov: Pentagoni po krijon armë biologjike në Ukrainë, këto s’janë eksperimente paqësore!

10 Mars 2022, 10:33 Nga DOSJA
Lavrov: Pentagoni po krijon armë biologjike në Ukrainë, këto

TURQI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po ndërton laboratore për krijimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Lavrov tha nga Ankaraja se Pentagoni po e bën këtë akt në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe shprehu shqetësimin rus se këto nuk janë “eksperimente paqësore”.

Lavrov: Mediat janë plot me lajme të rreme. Nuk e di të ketë ndonje rrëmbim të ndonjë prej autoriteteve lokale ne Krime. Dëgjova dje se një nga drejtuesit e Kievit Shevcenko është rrëmbyer. Nëse kalojmë në histori individuale do të dëgjojmë gjëra interesante, por nëse marrim lajme që dalin në media për të nxitur veprimet antiruse, kjo nuk i shërben të vërtetës. Jemi shumë të alarmuar nga informacionet se Pentagoni ka krijuar laborator për armët biologjike në Ukrainë, në shkelje të konventës për ndalimin e armëve toksike dhe biologjike. U kemi kërkuar në mënyrë zyrtare informacion për këtë, duhet të kthejnë përgjigje. Këto nuk janë eksperimente paqësore, këto krijojnë probleme dhe nuk kam dyshim për këtë.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll