“Kur e bëjnë shqiptarët”/Lavrov merr shembullin e Kosovës: Shpalli Pavarësinë…
10 Mars 2022, 10:42Nga DOSJA
TURQI– Për të disatën herë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mori shembullin e Kosovës për ta krahasuar me Krimenë. Lavrov tha se kur shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia, vendimi u përshëndet nga Perëndimi, ndërsa kur kjo gjë u bë nga Krime, nuk u lejua.
Pjesë nga fjala e Lavrov:
Sa i përket spitaleve dhe maternitetit, u përgjigja. Ne kemi ndjekur mënyrën diplomatike deri në fund, për të gjitha pikat kryesore që kanë të bëjnë me interesin e të gjitha vendeve përfshirë dhe Ukrainën. Na është thënë se Ukraina është e jona dhe ne do të vendosim atë që duam. Presidenti Putin e ka përshkruar qartë se pse po bën një operacion ushtarak dhe nëse nuk e raportoni këtë, duhet të dini që ne duam një Ukrainë miqësore, të ç’militarizuar, që nuk përbën kërcënim, që nuk është vend nazist, që nuk do ndalojë gjuhën ruse, kulturën ruse dhe kishën ortodokse ruse. Gjithmonë ka patur një heshtje nga pala ukrainase, duke e bërë gjuhën ukrainase gjuhë kryesore ndërsa gjuhët e tjera u përjashtuan. Pati pakënaqësi edhe nga pala hungareze dhe ata reflektuan, vetëm gjuha ruse nuk u lejua të përdorej as në shkolla dhe universitete. Kur autoritetet lokale shpallën Pavarësinë në Kosovë i gjithe Perëndimi e përshendeti si vendim demokratik. Perëndimorët e duan Ukrainën si një vend anti-rus. Merrni Kosovën si shembull. NATO bombardoi Beogradin dhe më pas disa struktura brenda territorit deklaruan pavarësinë. Si ka mundësi që ata e lejojnë pavarësinë e Kosovës dhe Krimea jo? Kur shqiptarët e bëjnë këtë pse qytetarët e Krimesë nuk lejohen? Kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën, ka të bëjë me Rusinë.
TURQI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po ndërton laboratore për krijimin e armëve kimike dhe biologjike në ...
TURQI– Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas në Turqi Ai thotë se ata “më së shumti diskutuan ini...
TURQI– Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi para mediave se ofruan një zgjidhje konkrete mirëpo do duhet që të presin për një përgjigje nga...
TIRANË– Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergy Lavov u shpreh para gazetarëve se dëshirojnë që të shikojnë një Ukrainë neutrare. Para gazetarëve, pas për...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Mariupol, Moska do të kërkojë informacion nga ushtria ruse ...
UKRAINË– Serhiy Perebyinis, babai dhe burri i gruas dhe dy fëmijëve që u vranë nga sulmi rusë, rrëfen momentin drithërues kur mori lajmin e zi për fa...
MBRETËRI E BASHKUAR- Qeveria britanike ka vendosur sanksione për pasurinë e 6 oligarkëve të mëdhenj rusë, mes tyre edhe pronari i Chelsea-t, Roman Abramovi...