Aktualitet

Rritja stratosferike e çmimeve! Tirana, Durrësi dhe Shkodra ‘s’mbajnë më’, PROTESTAT

10 Mars 2022, 06:22 Nga DOSJA
Rritja stratosferike e çmimeve! Tirana, Durrësi dhe Shkodra

TIRANË– Revolta e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve u demonstrua me anë të protestave. Ditën e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, qytetarët marshuan me pankarta, thirrje dhe bllokime rrugësh. Situata u agravua në Tiranë, ku qytetarët u tërhoqën zvarrë nga forcat e rendit, edhe pse po protestonin vetëm për bukën e gojës. Megjithatë asnjë mëshirë nuk u tregua ndaj tyre, por u shoqëruan në Komisariat ashtu siç nuk shoqërohen as “bossat e krimit”. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte ‘pak’ i zënë me udhëtim në Dubai, qytetarët e vendit që ai drejton u mohohet edhe e drejta e protestave. Por jo vetëm në Tiranë, pati ‘kryengritje’! Ja çfarë ndodhi në qytetet e tjera!

TIRANË:

Protesta e paralajmëruar nisi në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Me pankartat në duar, “Erdha nga Laçi pa X5”, “Na e hoqët përsheshin me qumësht”, “Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj”, “Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuar tokën time”, qytetarët treguan revoltë për rritjen e çmimit të naftës si dhe të shportës ushqimore. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në kryeministri.

Pavarësisht kësaj, qytetarët vijuan me orë të tëra protestën. U bllokua edhe qarkullimi i mjeteve, drejtuesit e të cilëve i mbështetën duke fikur makinat dhe duke paralizuar të gjithë bulevardin. Kjo situatë solli përplasje me qytetarët dhe policinë deri në shoqërimin e disa personave në komisariate. Dhuna dhe terrori ishin të pranishëm. (PAMJET).

DURRËS:

Dhjetra banorë të Durrësit u mblodhën ditën e djeshme për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës. Rruga u bllokua në të dyja anët e sheshit ”Liria” që nga ora 17.00. Qytetarët kërkuan që qeveria të ndërhyjë për të normalizuar situatën dhe të subvencionojë qytetarët për të përballuar këtë krizë të thellë ekonomike-financiare me të cilën po përballen.

SHKODËR:

Në Shkodër revolta e qytetarëve u tregua me bllokim rrugës. Ato bllokuan për disa orë Urën e Bahçellëkut kundër rritjes së çmimit të karburantit si edhe të ushqimeve, që ditëve të fundit kanë arritur kulmin. Në mes të urës u vendosën kartona për të bllokuar rrugën e ku shkruhet ‘Protesto. Buka, nafta e vaji po rriten’.

ÇFARË KËRKOJNË?

Duke iu referuar vendeve të tjera në rajon, ata kërkojnë marrjen e masave për uljen e taksave dhe çmimeve deri në mometin që situata të normalizohet. Ata do të dalin çdo ditë në orën 17:00 për të protestuar, ndërsa të shtunën kanë paralajmëruar një marshim kombëtar. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet. Sot, vetë Rama bashkë me ministren Balluku, Delina Ibrahimajn, Elva Margaritin e ministrin Bledi Çuçi ishin në një panair në Dubai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kriza ekonomike prej luftes proteste kunder rritjes se cmimeve kriza ekonomike prej luftes proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll