Aktualitet

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, ministri i RMV: Paguajmë 1.3 euro/l

9 Mars 2022, 21:51 Nga DOSJA
Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës

TIRANË– Shqipëria deri më tani ka çmimin më të lartë të karburantit në krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Në emisionin “Opinion”, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë Veriut, Kreshnik Bekteshi tha se një litër naftë në vendin e tij kushton 1 euro e 39 cent.

Gazetarja Blerat Dalloshi Berisha shprehet se në Kosovës litri i naftës kushton 1 euro e 85 cent. Ndërkohë, edhe pse na ndajnë vetëm kufijtë, në Shqipëri një  litër naftë kushton 2.2 euro.

Fevziu: Sa e keni sot litrin e naftës?

Bekteshi: Për momentin e kemi 1 euro e 39 cent.

Fevziu: Aliaj sa e kemi ne?

Aliaj: Ne kemi 2.2 euro. Ky është karahasim më kot që bëhet, duhet ti vëmë kostot që vijnë nga taksat ti bësh në kushtet e barabarta një shtet e me një tjetër.

Fevziu: Sa është çmimi i naftës për litër në Kosovë?

Blerat Dalloshi Berisha: Deri në 1 euro e 85 cent ka shkuar sot.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll