Aktualitet

Dhuna ndaj qytetarëve, Policia: Ndëshkohet çdo protestues, do përballet me forcën e ligjit

9 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Dhuna ndaj qytetarëve, Policia: Ndëshkohet çdo protestues, do

TIRANË– Policia e Shtetit deklaron hapur se çdo person që ka bllokuar sot rrugët e jo vetëm do të ndëshkohet e procedohet. Opërmes një reagimi zyrtar, pavarësisht pamjeve ku efektivët shiheshin teksa tërhiqnin zvarrë protestuesit, Policia e Shtetit thotë se ndaj qytetarëve që shkelin ligjin, do tregojë forcën e tij.

Reagimi i plotë nga Policia e Shtetit:

Nisur nga situata e krijuar sot, në disa rrugë, në të cilat pati bllokime të lëvizjes së lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kundërshtime ndaj punonjësve të Policisë që ishin në detyrë për të siguruar rendin e qetësinë, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, bëjmë me dije se: Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe në mbrojtje të çdo qytetari i cili proteston në mënyrë paqësore, pa cenuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Njëkohësisht, Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Lajmi kryesor: VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Protestë masive përballë kryeministrisë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit proteste kunder rritjes se cmimeve policia e shtetit proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll