Bota

LUFTA/ Rusët arrestojnë rebelët, vriten qindra njerëz në Mariupol, Çernobil pa energji

9 Mars 2022, 06:20 Nga DOSJA
LUFTA/ Rusët arrestojnë rebelët, vriten qindra njerëz

UKRAINË– Dita e 14-të e luftës! Sot është tentuar sërish për një evakuim të qytetarëve duke sjellë një armëpushim të përkohshëm. Korridoret humanitare janë hapur në Sumy, në perëndim të qytetit kufitar të Kharkiv, aty ku 1,000 makina janë në gjendje për t’u nisur drejt qytetit të Poltava në jug. 

Më shumë se 400,000 njerëz janë mbajtur peng në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit nga forcat ruse që bllokojnë ndihmën humanitare dhe evakuimin, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba. Kushtet në portin e Mariupolit janë përshkruar si “apokaliptike”, me qindra mijëra banorë që ikin nga granatimet brutale ruse dhe sulmet me raketa, dhe pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje për më shumë se një javë. Sinjalet e telefonit janë gjithashtu të dobëta. në Mariupol të paktën 1170 persona kanë humbur jetën, si pasojë e bombardimeve nga pala ruse.

Starbucks, McDonald’s, Pepsi dhe Coca-Cola u tërhoqën nga Rusia. Termocentrali bërthamor i Çernobilit kërcënohet nga një rrezik sigurie për shkak se stafi punon pa ndërprerje prej 13 ditësh. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importin e energjisë ruse dhe BE-ja do të marrë një vendim për këtë në ditët në vijim.

Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim të fortë në Dhomën e Komunave dhe përsëriti thirrjen e tij të dëshpëruar për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë; Më vonë, gruaja e tij Olena Zelenska ndau një letër emocionuese për situatën në Ukrainë. Ajo tha: “Janë disa dhjetëra fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetë”.

Ushtria e Polonisë që i ofroi avionët e saj Forcave Ajrore të SHBA-së, sipas Pentagonit është “e papranueshme”, mes shqetësimeve për një zonë të ndaluar fluturimi. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi një lëvizje të ngjashme, duke thënë se një ndalim i plotë i importeve të naftës dhe gazit rus do t’i japë një “goditje të fuqishme” Moskës.

Qeveria Ruse ka miratuar një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që “kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë”, dhe siç theksohet në listë, ajo përfshin Australinë, Andorrën, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, shtetet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajni, Mikronezi, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Maqedonia Veriore, Singapor, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Japonia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zelenskyy përsërit thirrjen ndaj vendeve perëndimore: Mbyllni hapësirën ajrore ruse

Postimi i Ukrainës, ish-boksieri: Kjo është lufta më të madhe e jetës time

FOTO/ Identifikohet nëna ukrainase me dy fëmijët e saj e vrarë nga rusët

Lufta në Ukrainë mund të ndryshojë përllogaritjet në Ballkan, edhe për Greqinë

Lufta në Ukrainë, BE shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

OKB-ja reagon ndaj sulmit të spitalit: Kujdesi shëndetësor nuk duhet të jetë objektiv

Ish-kryeministri Poroshenko rikthehet në Kiev: Po luftojnë për liri, demokraci dhe NATO-n

Rusia pranon përdorimin e armëve termobarike në Ukrainë

Amazon i bashkohet kompanive të mëdha, mbyll faqen dhe dërgesat në Rusi

Krijohet varr masiv në Mariupol, morgjet janë të tejmbushura

Raporti i OBSH-së: 18 sulme ndaj objekteve shëndetësore, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur

Nuk ndalen, pas spitalin forcat ruse shkatërrojnë universitetin dhe ndërtesa të tjera

Blinken: Korridoret humanitare në Rusi janë absurde

OKB: Të paktën 500 njerëz janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Pamje të tmerrshme nga shpërthimi i spitalit në Mariupol, 17 të plagosur deri më tani

Kina premton më shumë se 790 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Nuk respektojnë marrëveshjen, forcat ruse bllokojnë autokolonën e evakuimit në Bucha

Në fillim e mohoi, Rusia pranon përdorimin e rekrutëve në Ukrainë

Tentativa për armëpushim, Putin bisedon me kancelarin gjerman mbi luftën në Ukrainë

Pamje prekëse, fëmijët ukrainas ‘sfidojnë’ të ftohtin në tentativë për t’i shpëtuar luftës

Pas sulmit në Mariupoli, Zelensky: Disa fëmijë nën rrënoja pas goditjes së maternitetit

Rusia shkatërron spitalin e fëmijëve në Mariupol në një sulm ajror

Kryeministri holandez: E pamundur që BE-ja të ndërpresë plotësisht gazin dhe naftën ruse

Kryebashkiaku i Kievit ju bën thirrje popullit ukrainas që të “mbrojë të ardhmen e vendit”

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

CIA për planin rus: Putin mendoi se do e merrte Kievin për dy ditë

Britania i dërgon Ukrainës më shumë armë për t’u mbrojtur kundër trupave ruse

Kërkesa e ‘çuditshme’, 2 mijë dollarë në ditë për këdo që ndihmon në evakuimin e ukrainasve

Vendimi i Biden për ndalimin e importeve të naftës dhe energjisë! Reagon Kremlin

Lufta në Ukrainë, Gjermania pranon mbi 80 mijë refugjatë

Kosova një prej vendeve nga ku mund ti dërgohen avionët luftarak Ukrainës

Nëna e një ushtari rusë: Në derën e kujt të trokas për ta kthyer fëmijën tim?

Kërkesa e vetme që mund të shuajë luftën, zbulohen detaje nga takimi Putin-Bennett

Erdogan shpreson të ndërmjetësoj armëpushimin midis Ukrainës dhe Rusisë

Peskov: Zelensky duhet të njohë Krimenë dhe rajonet e kontrolluara nga separatistët si ruse

Pak para takimit dypalësh, Kuleda: Nuk kam pritshmëri të mëdha nga takimi me Lavrov

Sanksionet ndaj Rusisë, Kallas: BE-ja vepron kundër Putinit, jo kundër popullit rus

Zelenskyy: Duam avionët polakë në Ukrainë! Jemi në luftë, s’është ping-pong

Lidhja e çeçenëve me Rusinë dhe prania e tyre në luftën në Ukrainë

Gazetari shqiptar po raportonte live kur ndodhi shpërthimi në Kiev

Termocentrali i Çernobilit pa energji, rritet rreziku për përhapjen e radioaktivitetit

Kryeministri Orban: Nuk do të lejojmë që hungarezët të paguajnë çmimin e luftës

VIDEO/ Ushtarët Ukrainas këndojnë para ndërtesës së Operës dhe Baletit në Odessa

Çfarë synojnë? Zëdhënësja ruse: Nuk kemi qëllim të përmbysim qeverinë aktuale në Ukrainë

Sanksione të reja! BE ndalon udhëtimet e 100 rusëve, ngrijnë asetet e tyre

Rafael Grossi: Duhet të pushojnë 200 punonjësit e TEC në Ukrainë

LISTA/ Cilat kompani janë tërhequr nga Rusia deri më tani?

U largua nga Ukraina me tren! Balerini Chmerkovskiy quhet ‘frikacak’ në mediat sociale

Garda Kombëtare Ruse: 240 ushtarë ukrainas lejohen të ikin në shtëpitë e tyre

Arrihet marrëveshja e madhe për Ukrainën! SHBA ndihmon me 13.6 miliardë dollarë

IMAZHET nga NASA! Para dhe pas pushtimit, Ukraina po errësohet

FOTO/ Lufta në Ukrainë, imazhe satelitore kapin ushtrinë ruse në Kiev

Akuzat për NATO! Kina: Po krijoni tensione në Ukrainës dhe Rusisë

Largimet nga Ukraina! Më shumë se 1.3 milionë qytetarë mbërrijnë në Poloni

Do t’i bashkohet luftës në Ukrainë! Qytetari nga Kosova është vëllai i Shyhrete Behlulit

Gjithë ç’duhet të dini për luftën Rusi-Ukrainë! SHPJEGIMET me harta dhe grafika (DETAJET)

Rrugët e propozuara nga Rusia! Ukraina bie dakord, pranon armëpushimin 12-orësh

Lufta/LETRA e Olena Zelenskyy: Mbyllni qiellin! Nëse s’ndalojmë Putin, s’do jemi të sigurtë

Rusia pretendon se ka marrë kontroll të plotë mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Sanksionet e reja! Sekuestrohet avion rus në Britani, nisin hetimet për pronarin

Lëvizja e SHBA! Në mes të zhvillimeve të luftës, Harris viziton Poloninë dhe Rumaninë

Sulm në Summy/ Vriten 22 persona, mes tyre 3 fëmijë, guvernatori: Na qëlluan me bomba

Ministria ruse zbulon ‘dokumentet sekrete’: Kiev po planifikon sulm në Ukrainën lindore

Rusët nuk do të konsumojnë më McDonald’s, Starbucks, Pepsi dhe Coca-Cola

Dita e 14-të! Ku po zhvillohen luftimet në Ukrainë (HARTAT)

Inteligjenca britanike: Pushtimi rus i Kievit ka dështuar

‘Na shushati’/ Polonia ofroi avionët luftarakë në Ukrainë, SHBA e refuzon: Të befasuar

FOTO/ Evakuuimi masiv në Sumy, qytetarët ukrainas largohen me autobusa

Save the Children: 800,000 fëmijë në mesin e 2 milionë refugjatëve nga Ukraina

Kush është Elena? Gruaja ruse-amerikane e cila akuzohet se është agjente ruse

Deklarata e FORTË! Shefi i CIA-s: Putini planifikoi kontrollin e Kievit brenda dy ditësh

Shpresë për zgjidhje! Rusia e konfirmon: Lavrov dhe Kuleba do takohen në Turqi

Rusia shpalli armëpushim! Guvernatori i Sumy: Korridori humanitar do të vazhdojë

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Përmbledhje e ditës së 14-të

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll