Bota

FOTO/ Identifikohet nëna ukrainase me dy fëmijët e saj e vrarë nga rusët

9 Mars 2022, 21:19 Nga DOSJA
FOTO/ Identifikohet nëna ukrainase me dy fëmijët e saj e

UKRAINË- Nëna ukrainase e vrarë së bashku me dy fëmijët e saj në një periferi të Kievit të dielën është identifikuar si Tatiana Perebeinis, një punonjëse e IT-së e cila nuk iku më herët sepse kujdesej për nënën e saj të sëmurë. NY Post shkruan se Perebeinis, 43 vjeç, dy fëmijët e saj Alise, 9, dhe Nikita, 18 vjeç dhe një burrë me të cilin po udhëtonin u vranë kur forcat ruse qëlluan pa dallim ndaj tyre teksa po iknin nga Irpin.

Imazhi i familjes së shtrirë të vdekur në trotuar tërhoqi vëmendjen e botës dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të gjuante dhe të vriste “çdo bastard” përgjegjës për vdekjen e tyre.

Andriy Dubcha, një gazetar ukrainas që publikoi për herë të parë pamjet shkatërruese të bombardimeve që vranë familjen, tha të hënën se Perebeinis ishte nga Donetsk dhe iku në Irpin në vitin 2014 kur shpërtheu lufta në rajonin lindor.

“Mendoi se Irpin ishte një vend i sigurt. Por ushtria ruse i gjeti edhe këtu”, ka shkruar ai në Facebook. 

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Rusët arrestojnë këdo që rebelohet, njerëzit në Mariupol “pengje”,Çernobil pa energji.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy dubcha lufta ukraine-rusi tatiana perebeinis andriy dubcha lufta ukraine-rusi tatiana perebeinis

Sondazh

Poll