Bota

Lufta në Ukrainë, BE shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

9 Mars 2022, 19:27 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, BE shton në listën e sanksioneve edhe 160

BRUKSEL- Bashkimi Evropian të mërkurën ka shtuar edhe 160 oligarkë dhe ligjvënës rusë në listën e sanksioneve. Sanksionet kanë në shënjestër kripto-asetet dhe sektorin detar. Këto masa janë vazhdimësi e ndëshkimeve të bllokut ndaj Moskës e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Blloku evropian po ashtu tha se tri banka bjelloruse do të largohen nga sistemi i mesazheve SWIFT, për shkak të mbështetjes së Minskut për sulmin e Kremlinit ndaj Ukrainës.

Ne po shtrëngojmë edhe më tej sanksionet në përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrianës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në deklaratën e BE-së u tha se 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus dhe 14 oligarkë të lidhur me Kremlinin dhe familjarët e tyre, janë futur në listën e ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve të lëvizjes. Në mesin e të sanksionuarve është miliarderi Andrei Melnichenko që merret me prodhimin e qymyrit, drejtori i kompanisë së fluturimeve Aeroflot, Mikhail Poluboyarinov dhe Dmitry Pumpyansky, i cili ka në pronësi tubacione të gazit.

Po ashtu, të sanksionuar janë edhe miliarderi Dmitry Mazepin dhe djali i tij, Nikita, i cili është ngasës në Formulën 1 dhe i cili së fundmi është larguar nga ekipi i tij, Haas. BE-ja ka sanksionuar edhe dhëndrin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Alexander Vinokurov.

Në sanksionet e bllokut evropian janë vendosur edhe kufizime ndaj kriptovalutave, me qëllim që të sanksionuarve t’iu pamundësohet që të përdorin ato për të shmangur sanksionet. BE-ja ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të tjera nëse Moska nuk i jep fund luftës në Ukrainë. Përveç një sërë masash të ndërmarra nga BE-ja, edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë edhe ndalimin e importit të gazit, naftës dhe energjisë ruse.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander vinokurov andrei melnichenko dmitry pumpyansky lufta ukraine-rusi mikhail poluboyarinov sergei lavrov ursula von der leyen alexander vinokurov andrei melnichenko dmitry pumpyansky lufta ukraine-rusi mikhail poluboyarinov sergei lavrov ursula von der leyen

Sondazh

Poll