Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Nëna e një ushtari rusë: Në derën e kujt të trokas për ta kthyer fëmijën tim?
9 Mars 2022, 13:24Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
UKRAINË- Nënat ruse kanë rrëfyer se kanë humbur komunikimet me djemtë dhe nipërit e tyre, pasi ata kanë shkuar ushtarë në luftën Ukrainë-Rusi.
Presidenti rusë Vladimir Putin u është drejtuar drejtpërdrejt nënave të ushtarëve që shërbejnë në Ukrainë, duke u thënë atyre: “Unë e di sa të shqetësuar jeni” dhe duke u përpjekur t’i qetësojë ato.
Sipas BBC Një grua ruse Galina, thotë se median po heshtin për faktin që djemt e tyre janë kapur dhe dërguar në luftë, dhe se mundësit ekonmike janë të vështira në Rusi. Ajo me vuajtje dhe ankth për djalin e saj thotë se nuk di se ku të shkoi për të kthyer djalin e saj në shtëpi.
“Nuk di çfarë të bëj. Mediat heshtin për faktin se djemtë tanë u kapën. Në vendin tonë disa njerëz nuk kanë çfarë të hanë, unë nuk kuptoj asnjë luftë dhe asnjë veprim ushtarak. Në derën e kujt duhet të trokas për të kthyer fëmijën tim?” tha Galina.
E dashura e Nikolait tregon se ai u bë ushtar me kontratë dhjetorin e kaluar për të siguruar familjen e tij të ardhshme.
Marina gjyshja e një tjetri ushtari rusë ka treguar se ka më shumë se një javë që nuk ka marrë asnjë lajm për nipin e saj. Në mesazhin e tij të fundit që i kishte dërguar nipi i kisht shkruar se ishte në kufirin Bjellorusi-Ukrainë dhe së shpejti do të kthehej në shtëpi. Por pa asnjë lajm që atëherë, ajo ka frikë nga më e keqja.
“Unë telefonova njësinë e tij ushtarake, ata thanë se ai nuk ishte larguar nga Rusia. “I thashë – po bëni shaka? Ai më kontaktoi nga Bjellorusia. Nuk e dini se ku shkojnë ushtarët tuaj?” E mbyllën telefonin dhe nuk më folën më”. ka thënë ajo.
Burrat në Rusi të moshës 18-27 vjeç, të cilët nuk kanë një përjashtim si studimi ose kujdesi për fëmijët e vegjël i thirren në ushtri për një vit.
Rusia ka publikuar shifrat e numrit të vdekjeve të ushtarëve në pushtimin javës së kaluar, duke thënë se deri më 3 mars janë vrarë 498 dhe janë plagosur 1,597 ushtarë rusë.
(d.d/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhya, po funksionon si zakonisht pwrveç faktit se wshtw nwn pushtetin e ushtarwve tw Gardës Kombëtare Ru...
IZRAEL- Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen nesër në Turqi dhe presidenti i vendit Erdogan shpreson të veprojë si ndër...
RUSI– Krimea duhet të njihet si një rajon rus, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e presidentit ukrainas Vo...
ESTONI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i ka bërë thirrje popullit të Rusisë fqinje që të bëjnë të qartë se Bashkimi Evropian nuk po vepron kundër tyre, po...
UKRAINË- Ushtari britanik 19-vjeçar, i cili shërben në Gardën e Mbretëreshës, ka shkuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave të Vladimir Putin. ...