Bota

Kriza/Ndryshe nga Shqipëria, Shkupi pritet të ulë akcizën për karburantët dhe TVSH-në në 5%

9 Mars 2022, 20:49 Nga DOSJA
Kriza/Ndryshe nga Shqipëria, Shkupi pritet të ulë akcizën

MAQEDONIA E VERIUT- Për të zbutur goditjen nga çmimet e larta të derivateve të naftës, qeveria maqedonase propozon uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në 5%. Alsat.mk shkruan se kjo masë ulë pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet.

“Nafta në vend të 85,5 denarë do të zvogëlohet për 10,5 denarë dhe do të jetë 75 denarë, benzina në vend të 91,5 denarë do të zvogëlohet për 11,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë. Po ulim normën e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për naftën, benzinën pa plumb, gazin, gazin e lëngshëm dhe metanin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski- Kryeministër i RMV-së.

Masat propozohen pas rritjes rekord të çmimeve të derivateve të naftës për gati 10.2%. Por që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët në Kuvend. Shteti do ta prolongojë edhe aplikimin e taksës mjedisore e cila parashihte që çdo litër karburant të paguhet 3,5 denarë shtesë për mjedisin. Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet e propozuara sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht ndërhyrjes në karburante, Qeveria nuk do të rrisë TVSH-në për energjinë elektrike dhe do të mbetet 5 për qind deri në fund të vitit, në vend që të rritet në 10 për qind në qershor siç ishte planifikuar fillimisht. Hiqet TVSH-ja edhe për produktet bazë ushqimore, ndërsa rreth 35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte.
E gjithë pakoja e masave do të peshojë 400 milionë euro.

“Sa i përket eurobondit, tashmë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet, sikurse vitin e kaluar të shihet periudha më e favorshme që eventualisht të mund të marrim hua”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Ministri i Financave thotë se buxheti është likuid, paratë për disa nga masat tashmë janë siguruar nga buxheti i shtetit dhe se presin që masat në fund të sjellin përfitim ekonomik për shtetin.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski fatmir besimi dimitar kovaçevski fatmir besimi

Sondazh

Poll