Bota

Kjo është përbërja e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO

9 Mars 2022, 13:39 Nga DOSJA
Kjo është përbërja e grupit punues për

KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur përbërjen e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të vendimit për themelimin e grupit. Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi kërkesën e MPJD-së për formimin e Grupit ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Politika e zgjerimit të NATO-s, e paraparë në nenin 10 të Traktatit themelues të Aleancës Veri-Atlantike, është krejtësisht në përputhje me aspiratën tonë shtetërore e të qenit pjesë e një Aleance që promovon dhe mbron vlerat e përbashkëta si paqja, siguria dhe demokracia si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtare të cilët janë pjesë e kësaj organizate. Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik kryesor i Republikës sonë”, tha ministrja Donika Gërvalla.

Grupi Punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO ka këtë përbërje:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – kryesuese;

Ministri i Mbrojtjes – anëtar;

Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar;

Ministrja e Drejtësisë – anëtare;

Një Përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës – anëtar/e;

Një përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Kryeministrit – anëtar/e;

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel – anëtar;

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – anëtar./Marre nga Gazeta Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosova kosova ne nato nato kosova kosova ne nato nato

Sondazh

Poll