Bota

Zyrtarët izraelitë thonë se bisedimet Rusi-Ukrainë janë në një pikë kritike

9 Mars 2022, 13:13 Nga DOSJA
Zyrtarët izraelitë thonë se bisedimet Rusi-Ukrainë janë

IZRAEL- Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen nesër në Turqi dhe presidenti i vendit Erdogan shpreson të veprojë si ndërmjetës.

Zyrtarët izraelitë kanë informuar gazetarët izraelitë se diskutimet janë tani në një pikë “kritike” pasi ata mendonin se kishte patur një zbutje të pozicioneve nga të dyja palët. usët thoshin “ata duan vetëm të çmilitarizojnë Donbasin”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka vepruar gjithashtu si ndërmjetës, duke fluturuar për në Moskë për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin të shtunën dhe gjithashtu duke folur në telefon me të dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Putin deklaroi në fillim të pushtimit se donte të mbronte komunitetet rusishtfolëse përmes “çmilitarizimit dhe denazifikimit” të Ukrainës. Ai gjithashtu kërkoi që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe të njohë pavarësinë e zonave të mbështetura nga Rusia të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat janë pjesë e rajonit të Donbasit.

Propozimi rus ishte “i vështirë” për t’u pranuar nga Zelensky, por ai “nuk përfshin ndryshimin e regjimit në Kiev dhe lejon Ukrainën të ruajë sovranitetin e saj”, shtuan zyrtarët izraelitë.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi naftali benett sergei lavrov lufta ukraine-rusi naftali benett sergei lavrov

Sondazh

Poll