Bota

Garda Kombëtare Ruse: Kemi kontrollin e Zaporizhzhya-tit, 240 ushtarë i lamë të ikin

9 Mars 2022, 10:16 Nga DOSJA
Garda Kombëtare Ruse: Kemi kontrollin e Zaporizhzhya-tit, 240 ushtarë

UKRAINË- Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhya, po funksionon si zakonisht pwrveç faktit se wshtw nwn pushtetin e ushtarwve tw Gardës Kombëtare Ruse. Sipas interfax,një kolonel i Gardës Kombëtare Ruse, i cili u prezantua si Sergei u shpreh se termocentrali po funksionon normalisht, dhe se centrali po kontrollohet nga ushtarët rusë.

“Aktualisht, termocentrali po funksionon në mënyrë rutinore, administrimi i objektit po kryen detyrat e tij funksionale, regjimi i kërkuar i kalimit është në fuqi të plotë dhe centrali kontrollohet plotësisht nga Garda Kombëtare Ruse. Ushtarakët ukrainas që ruanin objektin bërthamor ulën armët dhe u lejuan të largoheshin në shtëpi. Rreth 240 njerëz, duke përfshirë 50 gra, ulën armët dhe, pasi nënshkruan dokumentet e mospërfshirjes në armiqësi, u lanë të shkonin në shtëpitë e tyre,”-shtoi ai. Zaporizhzhya është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë për sa i përket kapacitetit të instaluar. Njësia e parë u vu në punë në dhjetor 1984, njësia e gjashtë në tetor 1995.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi npp termocentrali bërthamor zaporizhzhya lufta ukraine-rusi npp termocentrali bërthamor zaporizhzhya

Sondazh

Poll