Bota

Erdogan shpreson të ndërmjetësoj armëpushimin midis Ukrainës dhe Rusisë

9 Mars 2022, 13:08 Nga DOSJA
Erdogan shpreson të ndërmjetësoj armëpushimin midis

TURQI– Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat do të zhvillohen nesër në Turqi.

Sipas BBC, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapë derën për një armëpushim të përhershëm”. Nuk është e qartë se çfarë shansi ka ai për përparim, pasi presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.

Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të krijojë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për pushtimin rus. Ndërsa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, sanksionet ishin “pothuajse shndërruar në një gjueti shtrigash kundër popullit rus, letërsisë, studentëve dhe artistëve”.

Ai veçoi Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur atë “qesharake”.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan per ukrainen lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan erdogan per ukrainen lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll