Bota

Ndaloi anijet greke të hynin në Sarandë, rikthehet në politikë ish-kryeministrja turke

9 Mars 2022, 12:47 Nga DOSJA
Ndaloi anijet greke të hynin në Sarandë, rikthehet në

TURQI– Ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, la të hapur mundësinë për tu rikthyer në politikë pas gati dy dekadash.

Sipas mediave vendase, Çiller duke folur në programin e grupit televiziv pranë AKP-së, foli dhe për mundësinë për tu ritkhyer në politikën vendase pasi i mungonte kombi i saj.

Unë nuk do të merrem me politikë nëse nuk ka kërkesë për mua. Më mungon kombi im. Ndërsa shoh se si bota është bërë kaq e ndryshme në këtë pikë dhe drejt asaj që është e prirur, dua t’i jap diçka kombit tim”.- u shpreh ajo.

Ish-kryeministrja Çiller, u shpreh se nevojitet një qendër e djathtë që të bashkojë të gjitha forcat politike dhe theksoi se ajo dëshiron të fokusohet te të rinjtë.

Çiller ka qënë kryeministre e Turqisë në vitin 19977 ku gjatë krizës në Shqipëri i dha ultimatum qeverisë greke që të mos fuste trupa në vendin tonë, kjo pasi anijet greke tentuan të futeshin në gjirin e Sarandës por pas kërkesës së Turqisë u tërhoqën.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kriza e 1997 marredheniet turqi-shqiperi tansu çiller kriza e 1997 marredheniet turqi-shqiperi tansu çiller

Sondazh

Poll