Bota

FOTO/ Ushtari britanik lë Gardën e Mbretëreshës, shkon që të luftojë kundër Rusisë

9 Mars 2022, 12:04 Nga DOSJA
FOTO/ Ushtari britanik lë Gardën e Mbretëreshës, shkon

UKRAINË- Ushtari britanik 19-vjeçar, i cili shërben në Gardën e Mbretëreshës, ka shkuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave të Vladimir Putin. Sipas the Sun 19-vjeçari ka lën punën e tij në gardën e Mbretëreshës dhe ai para se të largohej drejt Polonisë i ka shkruajtur prindërve të tij se po niset në këtë udhëtim për t’iu bashkuar forcave ukrainase.

Veprimi i tij ka shkaktuar panik në ushtrinë britanike pasi Rusia mund ta përdorë atë si një shans për të filluar Luftën e Tretë Botërore. I riu është në mesin e katër ushtarëve britanikë që dyshohet se kanë shkuar në AWOL për të luftuar në Ukrainë.

Ushtari ka postuar një foto në snapchat ku tregon çizmet e tij që nënkuptojnë se ai është bërë pjesë e ushtrisë ukrainase.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se personelit të shërbimit i ndalohet të udhëtojë në Ukrainë.

“Kjo vlen nëse personi i shërbimit është në pushim apo jo. Personeli që udhëton në Ukrainë do të përballet me pasoja disiplinore dhe administrative,”-tha ai.

Një mik i ushtarit tha që sipas tij i ai ishte mërzitur nga roli ceremonial dhe parakalimet. Ai vendosi të bëhej i dobishëm për një vend si ukraina e cila kishte nevojë për të tani.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ushtari britanik lufta ukraine-rusi ushtari britanik

Sondazh

Poll