Bota

U largua nga Ukraina me tren! Balerini Chmerkovskiy quhet ‘frikacak’ në mediat sociale

9 Mars 2022, 10:17 Nga DOSJA
U largua nga Ukraina me tren! Balerini Chmerkovskiy quhet ‘frikacak’

UKRAINË- Balerini ukrainas Maksim Chmerkovskiy është kryqëzuar nga kritikët për shkak të arratisjes nga Ukraina edhe për ndarjen e përvojës së tij në detaje në mediat sociale dhe intervistat televizive më pas. Kritikët e kanë quajtur atë një frikacak dhe një njeri që nuk e do vendin e tij.

Balerini refuzoi të jepte një intervistë me DailyMail, por një mik i tij tha të martën se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe nuk duhet kryqëzuar nga mediat dhe qytetarët ukrainas.

“Maks nuk është një shtetas ukrainas, ai është një qytetar amerikan. Nuk ishte një opsion për të që thjesht “të qëndronte dhe të luftonte. Narrativa e shmangies së çdo detyre ndaj Ukrainës thjesht nuk është e saktë,” tha ai.  

Burimi shtoi se ai u transferua në SHBA si një refugjat 14-vjeçar në vitin 1994 dhe duke bërë këtë, ai hoqi dorë automatikisht nga shtetësia e tij. Ukraina nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë.   

42-vjeçari ishte në Kiev duke filmuar World of Dance Ukrainë kur Putin pushtoi më 24 shkurt. Ai kishte kënaqur fansat me pamjet nga prapaskenat e shfaqjes dhe duke u treguar atyre se si ishte ‘dashuruar’ me vendin e tij përsëri. Ndërkohë që vullnetarët nga e gjithë bota kanë vendosur të  ndihmojnë Ukrainën Chmerkovskiy vendosi të arratisej. Ai i shpëtoi luftës në një tren të mbushur me gra dhe fëmijë dhe u kthye në shtëpi në Malibu, ku jeton me gruan dhe djalin e tij, javën e kaluar. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maksim chmerkovskiy lufta ukraine-rusi maksim chmerkovskiy

Sondazh

Poll