Politike

I fundit në Shkodër, Bushati s’e lëshon Bashën: S’ka lidership më të ri se ai

8 Mars 2022, 16:24 Nga DOSJA
I fundit në Shkodër, Bushati s’e lëshon Bashën:

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati për Bashkinë e Shkodrës nuk mendon se kryetari i PD-së, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit. Në një prononcim për mediat, Bushati është shprehur se lidership më të ri se Lulzim Basha nuk ka deri më tani në Partinë Demokratike. Por, sipas tij, në parti duhet bërë një analizë e thellë.

Prononcimi për mediat i Xhemal Bushatit:

A duhet të japë dorëheqjen z. Basha?

Bushati: Në asnjë mënyrë?

Keni dalë i treti z. Bushati në Shkodër, kush është përgjegjës për humbjen?

Bushati: Ne dhamë modelin më të mirë

Po dolët i treti, nuk keni marrë as 10 mijë vota

Bushati: E vërtetë, po do bëjmë analizën e zgjedhjeve dhe do dalin problematikat

A duhet një lidership i ri?

Bushati: Më i ri se z. Basha s’ka lidership

LAJMI KRYESOR: Disfata e 6 marsit! Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës, deputetët kundër tij, Berisha hesht

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll