Bota

Tragjike në Ukrainë/ Gjyshi tenton të shpëtojë mbesën e tij, por nuk ia del dot

8 Mars 2022, 13:54 Nga DOSJA
Tragjike në Ukrainë/ Gjyshi tenton të shpëtojë

UKRAINË- Një 7-vjeçare në Ukrainë u vra nga një bombë ruse. Sipas Dailymail, e mitura u vra në shkollën e saj, rusët e shënjestruan shkollën duke hedhur një bombë për ta shkatëruar. Gjyshi i saj u përpoq ta shpëtonte mbesën e tij, nga ky shpërthim por nuk ia doli dot. Ai po e shoqëronte për në shkollë, sapo dëgjoi zhurmën nga shpërthimi nxitoi ta mbronte, por ajo vdiq në çast, në duart e tij. 

Po ashtu, “Zonja e parë” e Ukrainës, Olena Zelensky, gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dje në një deklarat për shtyp, ka folur për vrasjen e fëmijëvë në Ukrainë, duke iu referuar rastit të vrasjes së 7-vjeçares duke. Olena ka thënë se e mitura ishte një nga gjashtë viktimat që humbën jetën kur shkolla e tyre u godit në qytetin e Oktyrka. Ajo deklaroi se ushtria ruse vret fëmijët e vegjël “me vetëdije dhe në mënyrë cinike”.

Lufta në Ukrainë futet në ditën e 13-të me shpresën se mund të ketë një marrëveshje me Rusinë, janë vrarë me qindra civilë dhe rreth 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olena zelensky volodymyr zelensky vrasja e 7 vjecares lufta ukraine-rusi olena zelensky volodymyr zelensky vrasja e 7 vjecares

Sondazh

Poll