Bota

Gati 5,000 ukrainas kanë mbërritur në Francë, pritet rritje e numrit në ditën në vijim

8 Mars 2022, 13:34 Nga DOSJA
Gati 5,000 ukrainas kanë mbërritur në Francë, pritet rritje

FRANCË– Ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë, Marlène Schiappa tha se rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur deri më tani në Francë, me më shumë që mbërrijnë çdo ditë.

Ne kemi afër 5000 njerëz nga Ukraina që kanë mbërritur në Francë. Është një vlerësim aktual, çdo ditë kemi ardhje të reja”, tha ajo në një intervistë.

Schiappa tha se çdo ukrainas që ka nevojë për strehim do ta merrte atë në Francë, por ajo shtoi se ukrainasve nuk u jepet kolektivisht statusi i refugjatit, pasi shumë shpresojnë të kthehen në vendin e tyre.

Në vend të kësaj, atyre u ofrohet një “status i përkohshëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, tha ajo, duke shtuar se kjo do t’u ofrojë gjithashtu marrësve akses në shkollim dhe mbështetje financiare dhe mjekësore.

Ajo gjithashtu njoftoi një “sistem sponsorizimi të refugjatëve” përmes një platforme të re. Faqja parrainage.refugies.info do të lejojë familjet franceze të presin një familje ukrainase me mbështetjen e organizatave joqeveritare.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi marlène schiappa lufta ukraine-rusi marlène schiappa

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 13:10

OKB: Mbi 1,200 civilë të vrarë ose të plagosur

Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara.Ky numër, sipas tyre, përfsh...