Bota

Goditet nga forcat ruse autokolona humanitare e nisur për në Mariupol

8 Mars 2022, 13:44 Nga DOSJA
Goditet nga forcat ruse autokolona humanitare e nisur për në Mariupol

UKRAINË– Autoritetet ukrainase kanë thënë se një kolonë e shumëpritur e ndihmave humanitare për qytetin e rrethuar të Mariupolit në bregun jugor duket se është vënë nën zjarr.

Sipas CNN, Iryna Vereshchuk, ministrja ukrainase e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht, tha se ka të dhëna se Rusia po bombardon në drejtim të autokolonës humanitare.

Ngarkesa jonë humanitare po shkon drejt Mariupolit dhe ne po llogarisim në angazhimet e marra nga Rusia, se ata janë gati t’i përmbahen armëpushimit. Tani ka sinjale që Rusia po bombardon drejtimin e autokolonës humanitare”.-tha ajo.

Vereshchuk tha se kolona e përbërë nga tetë kamionë si dhe më shumë se 30 autobusë ishte nisur në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, duke u nisur drejt Mariupolit nga zona e Zaporizhzia. Ishte planifikuar të merrte njerëz, veçanërisht gra, fëmijë dhe të moshuar në rrugën e kthimit.

Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës (JFO) gjithashtu dha një përditësim mbi kolonën. Në faqen e saj në Facebook, JFO tha se për të evakuuar civilët e Mariupolit, “mbrojtësit e qytetit morën një sërë masash: ata kanë pastruar rrugët nga minat, kanë hequr barrierat inxhinierike, etj.”

“Megjithatë, pushtuesit nuk i lanë fëmijët, gratë dhe të moshuarit të dalin nga qyteti. Armiku ka nisur sulmin pikërisht në drejtim të korridorit humanitar.”-thuhet në njoftim.

Banorët e qytetit kyç të Mariupolit janë përballur me një situate të përkeqësuar humanitare ditët e fundit, pasi qyteti mbetet i rrethuar nga forcat ruse të vendosura për të forcuar kontrollin e tyre në jugun e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi operacioni i forcave të përbashkëta të ukrainës iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi operacioni i forcave të përbashkëta të ukrainës

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 13:10

OKB: Mbi 1,200 civilë të vrarë ose të plagosur

Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara.Ky numër, sipas tyre, përfsh...