Bota

Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës

8 Mars 2022, 13:30 Nga DOSJA
Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos

UKRAINË– NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas CNN, duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez, Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”.

‘Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Në përgjigje të situatës dhe për t’u siguruar se nuk ka vend për llogaritje të gabuara në Moskë, NATO ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në pjesën lindore të aleancës.

Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije nga veriu i lartë në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon,” vazhdoi shefi i NATO-s.

Deri më tani, NATO ka refuzuar të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi, përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi nato ne ukraine jens stoltenberg lufta ukraine-rusi nato ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 13:10

OKB: Mbi 1,200 civilë të vrarë ose të plagosur

Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara.Ky numër, sipas tyre, përfsh...