Bota

Tsipras uron për fitoren kryeministrin e ri, Mitsotakis: Do qeverisë për të gjithë

7 Korrik 2019, 19:32 Nga DOSJA
Tsipras uron për fitoren kryeministrin e ri, Mitsotakis: Do qeverisë

GREQI- Pas përfundimit të votimeve që sipas exit poll-eve Kryeministër i ardhshëm do të jetë Kyriakos Mitsotakis, kanë ardhur reagimet e para politike. I pari që reagoi ishte kryeministri në detyrëë i cili i dërgoi mesazh urimi kundërshtarit të tij.

Tsipras bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

Pak më parë telefonova kolegun Mitsotakis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,-u shpreh Cipras.

Pas këtij urimi erdhi dhe reagimi nga kryeministri i ri, i cili u shpreh se ai do të jetë në qeveri për të gjithë.

Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve”, u shpreh ndër të tjera Mitsotakis.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexis tsipras demormacia e re kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi alexis tsipras demormacia e re kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll