Bota

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, partitë në garë, çfarë parashikojnë sondazhet

7 Korrik 2019, 06:02 Nga DOSJA
Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, partitë në garë,

Greqi– Ditën e sotme në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare.  Kandidatët e 20 partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhjet e 7 korrikut, kërkojnë votën e një elektorati prej gati 10 milionë votuesish.

Nëse i referohemi sondazheve, ato i japin një avantazh partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, ndërkohë që kryeministri Tsipras insiston se partia e tij SYRIZA i ka shanset që të përmbysë humbjen e thellë në zgjedhjet europiane të 26 majit.

Në vendin e tretë, gjithmonë sipas sondazheve renditet Lëvizja për Ndryshim – versioni i transformuar i PASOK-ut dhe pastaj me radhë, partia komuniste dhe Agimi i Artë.

Duhet të themi se në këto zgjedhje janë në garë edhe 5 shqiptarë, Jorgos Trihas, Anxhela Filo, Fatos Malaj, Eda Gemi dhe Kristos Ducis.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqia zgjedhjet sot zgjedhjet parlamentare në greqi greqia zgjedhjet sot zgjedhjet parlamentare në greqi

Sondazh

Poll