Bota

Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras humbet terren, Demokracia e re forcë e parë

7 Korrik 2019, 18:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras humbet terren, Demokracia e re forcë e

GREQI- Ka përfunduar procesi i votimit në Greqi, ku dhe kanë dalë exit poll-et e pra. Partia ”Demokracia e re” e Kyriakos Mitsotakis rezulton fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas exit poll-eve.

Kjo parti parashikohet se do të marrë 38-42% të votave, ndërsa Syriza e drejtuar nga Alexis Tsipras ka humbur terren dhe parashikohet të marrë 26,5-30,5%, Kinal 6-8%, Partia Komuniste 5-7%, ”Agimi i artë” 2,8-4,8% dhe MeRa25 e Janis Varufakis 3-5%.

Demokracia e Re ka premtuar se do të ulë taksat dhe do të privatizojë shërbimet në vend. Parlamenti grek ka 300 deputetë. 20 parti garuan për të plotësuar këto 300 vende. Këto zgjedhje ishin të rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi për herë të parë garuan edhe shqiptarët për të përfaqësuar bashkëkombasit e tyre në Parlamentin helen. Në garë ishin pesë emigrantë shqiptarë: Fatos Malaj, Eda Gemi, Jorgos Trihas, Anxhela Filo dhe Kristos Ducis, të cilët jetojnë në vendin fqinj prej vitesh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexis tsipras demokracia e re kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi alexis tsipras demokracia e re kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll