Bota

SHBA kërkon të sekuestrojë 12.7 miliardë USD pasuri të El Chapo-s: I siguroi nga trafiku i drogës

7 Korrik 2019, 15:10 Nga DOSJA
SHBA kërkon të sekuestrojë 12.7 miliardë USD pasuri të

SHBA- Qeveria amerikane ka kërkuar sot sekuestrimin e 12,7 miliardë dollarëve për trafikantin e njohur të njohur si El Chapo. Sipas kërkesës së qeverisë së SHBA-së kërkohet që trafikanti të kthejë miliadrat që ka përfituar gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij kriminal.

Në një dokument të regjistruar sot në gjykatën e Bruklinit, Nju Jork, prokurori federal Richard Donoghue thekosn se “ka të drejtë të sekuestrojë të gjitha asetet që përkojnë ose vijnë nga krimet e të akuzuarit që kanë të bëjnë me drogën”.

Më tej mediat shtojnë se në bazë të çmimeve të shitjes së drogave të cituara nga dëshmitarë të ndryshëm, karteli i bashkëdrejtuar nga El Chapo ka fituar, në këtë periudhë, rreth 11,8 miliardë dollarë për shitjen e kokainës, 846 milionë dollarë nga shitja e marihuanës dhe 11 milionë dollarë nga shitja e heroinës.

“Këto para janë pastruar dhe përdorur për të paguar kryesisht lidhjet dhe të punësuarit në kartel, furnitorët, pajisjet e komunikimit dhe për të blerë avionë dhe nëndetëse”, thekson prokurori.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota droga ne meksike el chapo sekuestrohet pasuria e el chapo shba sulmon el chapon droga ne meksike el chapo sekuestrohet pasuria e el chapo shba sulmon el chapon

Sondazh

Poll