Bota

Kapet sasi rekord amfetamine në Greqi, sekuestrohen 33 milionë tableta me vlerë 500 milionë dollarë

7 Korrik 2019, 11:04 Nga DOSJA
Kapet sasi rekord amfetamine në Greqi, sekuestrohen 33 milionë tableta

GREQI- Autoritetet greke kanë kapur një sasi rekord amfetamine( përbërës droge), stimulues të sistemit nervor qendror që kap vlerën e 500 milionë dollarëve.

Rojtaria dhe oficerët e zbatimit të drogës kapën tre kontejnerë të mbushur me amfetamina, tha të premten njësia për krime financiare (SDOE). Operacioni përfshiu 20 oficerë, të cilët sekuestruan 5.25 ton drogë, 33 milionë tableta gjetura në kontejnerët e ardhur nga Siria.

“Kjo është sasia më e madhe që është marrë ndonjëherë në nivel global, duke privuar krimin e organizuar të të ardhurave që do të kishin tejkaluar 660 milionë dollarë (587.45 milionë euro)”, tha njësia e krimeve financiare në një deklaratë, raporton Reuters.

Tabletat e drogës Captagon janë narkotikë të njohur dhe ka shumë përdorues në Gadishullin Arabik dhe në zonën e Sham’it dhe Sirisë.

Siria është një eksportues i madh i amfetaminës si dhe ka shumë konsumatorë, pasi traumat e luftës civile prej disa vitesh tashmë, kanë krijuar potencial për prodhimin dhe përdorimin e saj.

Autoritetet greke thanë se destinacioni përfundimtar i dërgesës së amfetaminës, ishte Kina.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 33 tableta amfetamine droga me vlere 500 milione dollare kapet droge ne greqi 33 tableta amfetamine droga me vlere 500 milione dollare kapet droge ne greqi

Sondazh

Poll