Politike

Basha nuk ndalet para protestës së 8 korrikut, ja lëvizja e papritur që bëri sot

7 Korrik 2019, 18:59 Nga DOSJA

KAMËZ- 24 orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë.

Basha ka qenë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, per largimin e Edi Rames dhe krijimit te nje qeverie qe garanton zgjedhje te lira e te ndershme.

Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavajë dhe Elbasan dhe, sonte, në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon të përcjellë ftesën për protestë, tek sa më shumë qytetarë që refuzuan në 30 Qershorttë shkonin në votime.

Pas Kamzës, Basha ka shkuar në Vorë dhe më tej është ndalur në Durrës, ku ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën e neserme. 

Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë nesër protestën e 10-të kombëtare. Kjo do të jetë protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku nga opozita ka bërë me dije se zgjedhjet nuk do të njihen prej saj. Opozita ka hedhur akzua të forta se zgjedhjet janë manipuluar dhe kutitië janë mbyshur me vota të pavlefshme. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe shprehen se do të ketë zgjedhje të tjera në tetor sipas dekretit të Presidentit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha fton qytetaret basha ne kamez lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 basha fton qytetaret basha ne kamez lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll