Politike

30 qershori, PD e Kurbinit: Votimet farsë, kemi prova që janë mbushur kutitë e votimit

7 Korrik 2019, 17:23 Nga DOSJA
30 qershori, PD e Kurbinit: Votimet farsë, kemi prova që janë

KURBIN- Kurbinasit janë të indinjuar nga votimet farsë të 30 qershorit dhe më konkretisht në atë që është vepruar në zonën e Kurbinit.

“Komisionerët kanë vepruar sipas dëshirës së tyre, duke mbushur kutitë e votimit, dhe çfarë është më absurde, janë kërcënuar dhe punonjësit e administradës nga drejtuesit vendor për të hedhur votën e tyre”,  kështu ka deklaruar Behar Haxhiu kryetari e Degës së PD-së Kurbin.

Kemi fakte të pakonstestueshme që provojnë fallsitetin e këtyre votimeve farsë, atë që është vepruar nga pushtetarët lokalë në tërë Kurbinin.

Dega e PD-së Kurbin pati paralajmëruar skenarin e trupshëm gjatë 30 qershorit, ndërsa qytetarët e kësaj zone kanë mohuar kategorikisht të tilla zgjedhje ndaj falenderimi më i madh shkon konkretisht për ta që nuk janë bashkuar votimeve të 30 qershorit dhe nuk i njohin ata.

Më tej Haxhiu ka bërë thirrje tërë qytetarëve të ndersheëm mkurbinas të bashkohen thirrjes së opozitës në protestën e madhe të 8 korrikut në kryeqytet. Gjithashtu dhe Aleanca Qytetare për Mbrojten e Demokracisë do t’i bashkohet këtij tubimi opozitar.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behar haxhiu dega e pd kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 behar haxhiu dega e pd kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll