Politike

Denoncimi i fortë tek Berisha: Ministrja Xhaçka uzurpon Jalën si pronë private

7 Korrik 2019, 18:16 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë tek Berisha: Ministrja Xhaçka uzurpon Jalën

TIRANË- Një qytetar i identifikuar si oficer dixhital, ka bërë një denoncim të fortë tek ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit në një reagim në Facebook, ka publikaur mesazhin e qytetarit i cili shkruan se ministjra e Mbrojtjen Olta Xhaçka ka uzurpuar prona në Jalë.

Më tej ai shprehet se Olta Xhaçka ka uzurpuar 50% të rezidencës ushtarake në kundërshtim me ligjin. ‘Ky veprim pervecse nje turp i madh, shkel hapur te drejtat e ushtarakut te sanksionuara ne Statusin e Ushtarakut dhe rregullore te posacme per kete qellim”, shton më tej oficeri.

POSTIMI I PLOTË

Denoncohet ndrikull Xhaçka, uzurpon Jalen si prone private!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ua kalon per nga abuzimet edhe eterve te saj “bllokmen”.Ajo ka uzurpuar pothuajse totalisht rezidencen e pushimit te ushtarakeve ne Jali.

Me nje plan te firmosur prej saj( hera e pare qe nje minister mbrojtje merret dhe me kete pune), ne kundershtim te hapur me praktiken ligjore jo vetem shqiptare, por pothuajse boterore, po ta studjosh, ka uzurpuar, me nje grusht civilesh arrogante te MM, rreth 50 % te kapaciteteve te rezidences se Jalit. Vetem per vete ajo ka marre ne dizpozicion rreth 30% te kapaciteteve. Po te vezhgoni gjate gjithe sezonit ne Jali, do te shikoni vetem civile, miq dhe te aferm te lidershipit civil te MM.

Ky veprim pervecse nje turp i madh, shkel hapur te drejtat e ushtarakut te sanksionuara ne Statusin e Ushtarakut dhe rregullore te posacme per kete qellim. Askush nuk e ngren zerin per kete padrejtesi, pasi kane frike se luajne me buken e femijeve, se kercenohen me “dizpozicionin e famshem” e me pas transferim apo largim. Gjeneralet medioker dhe servile nuk flasin se ua ka mbyllur gojen me nga “nje suite” te vene ne dizpozicion per ta dhe familjet e tyre, per gjithe sezonin, si sherbetore te vegjel qe jane, pa dinjitet dhe integritet kurse oficeret e tjere as qe mund te afrohen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olta xhacka plazhi jale rezidenca ushtarake sali berisha olta xhacka plazhi jale rezidenca ushtarake sali berisha

Sondazh

Poll