Aktualitet

Atentat në Lezhë! Shpëton për herë të dytë 43-vjeçari (Sherri me ish-deputetin)

7 Mars 2022, 21:57 Nga DOSJA
Atentat në Lezhë! Shpëton për herë të dytë

LEZHË– Aleksandër Deda, 43 vjeç, i ka shpëtuar mbrëmjen e sotme një atentati me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës brenda të cilës ndodhej Deda. Për fat të mirë ky i fundit ka shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.

Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë. Konkretisht, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020, Deda është qëlluar me breshëri automatiku, e si pasojë mori 3 plumba në trup, por shpëtoi.

Në atë kohë u raportua se shkak për atentatin ishte bërë një konflikt 43-vjeçarit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të Partisë Socialiste në Lezhë. Deda rezulton i dënuar në Itali. Ai, bashkë me të vëllanë, Bledar Deda, janë hetuar për pastrim parash. Prokuroria u ka sekuestruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda atentat aleksander dedes aleksander deda atentat aleksander dedes

Sondazh

Poll