Bota

Rusia kërcënon Gjermaninë: Do mbyllim rubinetin e gazit

8 Mars 2022, 08:18 Nga DOSJA
Rusia kërcënon Gjermaninë: Do mbyllim rubinetin e gazit

Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për Gjermaninë përmes bllokimit të furnizimit përmes Nord Stream 1. “Ne kemi të drejtë të plotë të vendosim masa “si pasqyrë” dhe të lëshojmë një embargo”, deklaroi zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak duke iu referuar kështu ndalimit të projektit. Nord Stream 2 nga ana e Gjermanisë. Për këtë qeveria në Moskë nuk ka vendosur ende. “Por politikanët europianë na detyrojnë me deklaratat e tyre dhe fajësimet kundër Rusisë në këtë drejtim”, theksoi Novak në televizionin shtetëror. Ai paralajmëroi edhe për ndalimin e importeve ruse. Kjo do të çonte në një rritje të paparishikueshme çmimesh. “Do të ishin 300 dollarë për fuçi, në mos më shumë.”

Nord Stream 1 prej një deklade është një linjë e rëndësishme e furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gazsjellësi kalon nga Rusia përmes Detit Baltik deri në Gjermani. Vendet e BE që tërheqin më shumë se 40% të gazit të importuar nga Rusia, po kërkojnë me intensitet të shkëputen nga varësia energjetike ruse.

Shkatërrime në qytetin ukrainas Irpin

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do të largohet nga kryeqyteti megjithë luftimet në Kiev. “Unë do të qëndroj në Kiev”, tha ai të hënën në mbrëmje në një mesazh me video, duke theksuar se nuk fshihet dhe nuk ka frikë. Sipas të dhënave të zyrës presidenciale, Zelensky tërhoqi ushtarët ukrainas që angazhohen në misione ushtarake. “Ushtarakët mjaft profesionistë” nevojiten në luftë kundër agresionit rus, ka thënë Zelensky. Ukraina, sipas njoftimeve, angazhohet në Kosovë, Kongo dhe në Republikën e Bregut të Fildishtë./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani lufta ukraine-rusi nord stream 1 rusi gjermani lufta ukraine-rusi nord stream 1 rusi

Sondazh

Poll