Bota

Putin: Rekrutët dhe rezervistët nuk do marrin pjesë në operacionin në Ukrainë

8 Mars 2022, 08:02 Nga DOSJA
Putin: Rekrutët dhe rezervistët nuk do marrin pjesë në

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se rekrutët dhe rezervistët nuk po marrin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe nuk do ta bëjnë këtë kurrë. Kështu deklaroi lideri rus ditën e sotme, raporton Tass.com

“Dëshiroj të theksoj se rekrutët nuk janë dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi dhe nuk do të ketë thirrje shtesë të rezervistëve nga rezerva,” tha ai në një fjalim video drejtuar grave me rastin e festës se Gruas.

Presidenti shprehu besimin se “ata do të jenë të palëkundur në ofrimin e sigurisë dhe paqes për popullin rus”.

Putin iu drejtua nënave, grave, motrave, nuseve dhe të dashurave të ushtarëve dhe oficerëve rusë “të cilët tani janë në betejë duke mbrojtur Rusinë gjatë një operacioni special ushtarak”.

“Unë e kuptoj se si jeni duke u shqetësuar për të dashurit tuaj dhe anëtarët e familjes”, tha ai. “Ju mund të jeni krenarë për ta, ashtu si i gjithë vendi është krenar për ta dhe shqetësohet për ta bashkë me ju.”

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll