Bota

Korridoret humanitare! Rusia dhe Ukraina bien në marrëveshje, nis evakuimi i banorëve

8 Mars 2022, 08:15 Nga DOSJA
Korridoret humanitare! Rusia dhe Ukraina bien në marrëveshje, nis

UKRAINË– Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se civilët do të nisin të largohen nga qyteti i rrethuar, Sumi, pas një marrëveshjeje me ushtrinë ruse për hapjen e një “korridori humanitar”.

“Është rënë dakord që kolona e parë të niset në orën 10:00 (sipas kohës lokale), nga qyteti Sumi. Popullsia lokale do të niset me automjete personale”, tha Vereshchuk në një deklaratë televizive.

Sumi, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë, rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është bërë cak i bombardimeve intensive ruse.

Së paku nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga një sulm ajror në qytet, thanë të martën shërbimet ukrainase të shpëtimit. Dmytro Zhyvytskyi, udhëheqës i administratës rajonale të Sumit, tha në një deklaratë të postuar në Facebook se katër ushtarë ukrainas janë vrarë gjithashtu. Ai e përshkroi situatën si “luftë të pabarabartë me ushtrinë ruse”./REL

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll