Bota

Macron dhe Scholz do të bisedojnë me presidentin e Kinës

8 Mars 2022, 08:03 Nga DOSJA
Macron dhe Scholz do të bisedojnë me presidentin e Kinës

PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet të zhvillojnë sot një telefonatë të përbashkët me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Thirrja sinjalizon rritje të presionit mbi Kinën për konfliktin Rusi-Ukrainë. Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, foli me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Rusinë. Perëndimi, në anën tjetër, ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll