Bota

Zelenskyy nënshkruan dekretin: Tërheq ushtarët nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë

8 Mars 2022, 08:04 Nga DOSJA

KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus, përfshirë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Zëvendës shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit Ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus,”- ka shkruar ai. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, forca ukrainase ka edhe në Kosovë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll