Politike

Humbi në të gjitha bashkitë, PD kallëzon në SPAK disa zyrtarë të bashkisë së Shkodrës

7 Mars 2022, 20:33 Nga DOSJA
Humbi në të gjitha bashkitë, PD kallëzon në SPAK disa

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë të bashkisë Shkodër. Mësohet se pas humbjes në të gjitha bashkitë ku po bëhej gara për kryebashkiak, PD-ja i ka akuzuar zyrtarët për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv në zgjedhje. Në SPAK janë kallëzuar 7 persona, mes të cilëve 4 janë me detyra në bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës.

7 personat e kallëzuar:

1. Mark Molla, i biri i Ndoc, i datëlindjes 20/05/1961, banues në Shkodër, me detyrë publike Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër.
2. Arban Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së konvikteve pranë kësaj bashkie.
3. Kreshnik Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër.
4. Fitim Babaj, me banim Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.
5. Vasil Simoni, me banim në Juban, Njësia Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër.
6. Ermal Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 28/11/1983, banues në Shkodër.
7. Erald Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 25/01/1988, banues në Shkodër.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arban luftia erald erkoçaj ermal erkoçaj fitim babaj kreshnik luftia mark molla pd spak vasil simoni arban luftia erald erkoçaj ermal erkoçaj fitim babaj kreshnik luftia mark molla pd spak vasil simoni

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 19:55

Basha nuk bën hapa pas: 6 marsi ishte kurth!

 LAJM KRYESOR:Pas humbjes në 6 Bashki, Basha bën lëvizjen e papritur, mbledh grupin tek selia e PD(F.m/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndë...