Politike

Bardh Spahia mban fjalimin e fitores, ftesë demokratëve: Bashkohuni me mua!

7 Mars 2022, 15:46 Nga DOSJA
Bardh Spahia mban fjalimin e fitores, ftesë demokratëve: Bashkohuni me

TIRANË– Kryebashkiaku i sapo zgjedhur në krye të Shkodrës, Bardh Spahia ka mbajtur fjalimin e tij të fitores. Sapo u shpall rezultti, Spahi  falenderoi të gjithë demokratët që e votua dhe tha se falë atyre që e mbështetën, sot do të drejtojë Bashkinë Shkodër. Spahia u bëri thirrje edhe demokratëve që sot janë krah kryedemokratit Lulzim Basha që t’i bashkohen, pasi do ta kishin gjithmonë hapur derën pranë tij. Shkodra sipas tij, vendosi në piedestal forcën e votës së lirë të qytetarëve.

“Falenderoj aleatët tanë për këtë rrugëtim, aleatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’, të gjithë gazetarët që transmetuan këtë garë elektorale, dhe trupën e jashtëzakonshme të komisinerëve që mbrojtën vullnetin e qytetarëve shkodranë. Ju falenderoj të gjithëve, falenderoj shtabin tonë elektoral dhe të rinjtë që i dhanë energji kësaj gare elektorale, ju falenderoj. Detyra e parë që do të bëj ësht që do të komunikoj si duhet me qytetarët e mi. Do tu jap zgjidhje të gjitha problematikeve. Le ta festojmë si dita e votës së lirë. Shkodra është fituese. Sot vlerësoj forcën e ndryshimit që garanton vota e lirë. Më shumë se asnjëherë tjetër në 30 vite vumë në piedestal forcën e votës së lirë të qytetarëve shkodranë! Kam një thirrje për ata që nuk më zgjodhën mua dhe ata demokratë që për ata pak moment humbën rrugën, dera është e hapur për të gjithë demokratët e vërtetë,”- tha Spahia. 

LAJM KRYESOR:6 marsi/PS merr Vorën, Lushnjen, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën, Spahia Shkodrën.Basha humb

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll