Politike

Do dorëhiqet? Basha: Nuk është koha ti largohemi përgjegjësive

7 Mars 2022, 10:52 Nga DOSJA
Do dorëhiqet? Basha: Nuk është koha ti largohemi

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se nëse do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit. Ai tha se tani nuk është momenti që ti largohet përgjegjësive ndërkohë që përsëriti se është koha që në PD të kryhet një reformë më e thellë.


Ne mund të merremi sa të duam me individë (Bardh Spahia)…Askush me ndihmën e krimit të organizuar largon shqiptarët nuk mund të jetë e ardhmja, duhet të lexojmë mirë pjesëmarrjen 30% edhe për PD. Dorëheqja si opsion? Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik. Gjithë konstatimet që doni të bëni sot, është e drejta juaj. 30% ka marrë pjesë në votime, administrata u detyrua që të marrë pjesë. Bandat morën pjesë. U mohuan komisionerët. Por të gjitha zbehen para braktisjes së procesit, pjesë e përgjegjesisë është edhe lufta e sulmet që i janë bërë PD. 30% flet qartë! Ku janë qytetarët e Shkodrës?’– tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll