Politike

Fitorja në Rrogozhinë/ Veliaj: Edhe një bashkim i partive të tjera s’do na rrëzonin dot

7 Mars 2022, 09:00 Nga DOSJA
Fitorja në Rrogozhinë/ Veliaj: Edhe një bashkim i partive të

TIRANË– Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore. Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët e PS e cmojmë besimin tuaj, e lexojmë shumë qartë votën tuaj. Kemi pafundësi punësh për të bërë në Rrogozhinë një tjetër zonë e prekut nga tërmeti ku do duhet që këtë vit ne të përfundojmë të gjitha investimet sa i përket infrastrukturës arsimore dhe urbane. Do të duhet të përfundojmë të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet përsa i përket infrastrukturës urbane. Nuk duam t’ju zhgënjejmë. Do bëjmë çmos që të kapim çdo afat kur vjen puna që të sigurojmë se dhe familja e fundit të futet në banesë dhe secili të marrë një hapësirë më dinjitoze se sa ajo që kishte para tërmetit. Ndërkohë që është dhe një zonë turistike, ajo e Spillesë që është në Kryevidh. Doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, kush mendon se nuk ka det, në qarkun e Tiranës është Rrogozhina që ka dalje në det”, tha Veliaj.

Edison Memolla i PS-së fitoi mandatin e kryebashkiakut. PD u rendit e dyta me 21.96% të votave dhe e fundit Shtëpia e Lirisë me 17.31% të votave.

LAJMI KRYESOR: LIVE-NUMËRIMI/ PS merr Vorën e Rrogozhinën, Bardh Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 erion veliaj zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll