Politike

Eriselda Sefa fiton Lushnjen, premton investime, Balla i lumtur: Hajde na ectë mbarë!

7 Mars 2022, 09:17 Nga DOSJA
Eriselda Sefa fiton Lushnjen, premton investime, Balla i lumtur: Hajde na

LUSHNJE– Kandidatja e Partisë Socialiste, fituese e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Lushnje, Eriselda Sefa, e cila kryeson bindshëm në rezultatet e votimit dhe në kutitë e fundit që kanë mbetur, ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë për të qenë kryebashkiakja e qytetit të Lushnjes. Ndërsa bashkë me të ndodhej edhe drejtuesi politik i qarkut Taulant Balla, i cili ka premtuar investime. 

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

Balla: Kjo votë nuk ka nevojë për koment, por shumë mirënjohje dhe shumë. Na presin plot kantiere pune, do fillojmë menjëherë. Ju do jeni dëshmitarë të punëve që na presim. Uroj Eriseldën, nuk mund të vazhdonim në kushtet që ishim. Këtu do të jemi sërish edhe pas një viti. Na duhet më shumë punë për të thelluar rezultatin. Pjesëmarrja ka qenë e ulët në 6 bashkitë. Por dje ishte një ditë e vështirë kushtesh atmosferike edhe pse për bujqësinë shiu është bereqet. Dua të them që do të fokusohemi tek çështjet që lidhen me bujqësinë dhe Lushnja e Kongresit duhet të marrë vendin që i takon në investime. Hajde na ectë mbarë.

Sefa: Shpreh falenderime dhe mirënjohje. Kam falenderim për të gjithë ata që administruan procesin zgjedhor. Alternativat e mia do të vihen në zbatim.

LAJMI KRYESOR: PS merr Vorën e Rrogozhinën, Bardh Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eriselda sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 eriselda sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll