Politike

VD/ PD s’fitoi 6 palë zgjedhje me të, Basha: Janë masakra, unë s’kam humbur asnjëherë

7 Mars 2022, 10:53 Nga DOSJA
VD/ PD s’fitoi 6 palë zgjedhje me të, Basha: Janë masakra,

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i quan humbje 6 palë zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike. Në daljen e sotme për mediat, Basha thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.

“Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale e askujt“,-tha Basha duke mos pranuar se PD nuk mund të përdoret as si prona e tij private.

Gazetarja Ambrozia Meta: Pse rrini pas 6 humbje radhazi?

Lulzim Basha: Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar e për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD nuk është pronë personale. Propagandës dua të them që nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për fatin e tyre personal. Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet.

Deklarata vjen pas humbjes së 6 të Partisë Demokratike në Zgjedhje, ku në krye është Lulzim Basha. Dje, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar deri më tani tre bashki, Lushnjen, Vorën dhe Rrogozhinën. Ndërkohë që drejt fitores është edhe në Dibër e Durrës ku procesi ende vijon. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues, por sërish shumë herë më pak sesa kandidati i PS.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike humbja e pd ne zgjedhje lulzim basha zgjedhjet e 6 marsit humbja e pd ne zgjedhje lulzim basha zgjedhjet e 6 marsit

Sondazh

Poll