Politike

Përfundon numërimi në Lushnje, fiton kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa

7 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA
Përfundon numërimi në Lushnje, fiton kandidatja e Partisë

LUSHNJE- Përfundon numërimi i votave për Bashkinë Lushnje, fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa. Pas përfundimi të numërimit, gjatë natës dhe deri më tani u numëruan 157 kuti me vota, që nxorrën fituese Sefën. Pas shpalljes së fitores, në qendrën e votimit kanë shpërthyer duartrokitjet, ndërsa Sefa është uruar menjëherë nga drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe. Eriselda Sefa e PS-së kryeson me 21.476 vota, i dyti u rendti kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 10.853 vota, ndërsa i treti kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3.608 vota.

LAJMI KRYESOR-NUMËRIMI/ PS merr Vorën, Lushnjen e Rrogozhinën, Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eriselda sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 eriselda sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll