Politike

Numërohen 147 nga 250 kuti! Spahia kryeson në Shkodër, Angoni e ndjek me mijëra vota më pak

7 Mars 2022, 06:47 Nga DOSJA
Numërohen 147 nga 250 kuti! Spahia kryeson në Shkodër, Angoni e

SHKODËR- Bardh Spahia vazhdon të kryesojë me vota në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Spahia nga 147 kuti të numëruara nga 250 në total, ka marrë 44,48% të votave, ndryshe 12,508 vota. Spahia më pas ndiqet nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 10827 vota dhe kandidati i Partisë Demokratike, Xhelal Bushati me 4298 vota.

Por në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë për shkak të anulimit të zgjedhjeve në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues. Për të mos u përsëritur zgjedhjet, diferenca e votave mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë duhet të jetë më shumë se 1300 vota, shifër që deri më tani Spahia e ka kaluar. 

LAJMI KRYESOR-NUMËRIMI/ PS merr Vorën e Rrogozhinën, Bardh Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll