Bota

Rusia: Avionët ukrainas po ulen në Rumani dhe vendet e tjera, do konsideroheni armike

6 Mars 2022, 17:23 Nga DOSJA
Rusia: Avionët ukrainas po ulen në Rumani dhe vendet e tjera, do

MOSKË – Rusia të dielën paralajmëroi fqinjët e Ukrainës, përfshirë Rumaninë, anëtare të NATO-s, kundër pritjes së avionëve ushtarakë të Kievit, duke thënë se ata mund të përfundojnë duke u përfshirë në një konflikt të armatosur.

“Ne e dimë me siguri se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje,” tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë video.

“Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për bazimin e aviacionit ushtarak ukrainas me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur,” shtoi ai.

Konashenkov pohoi gjithashtu se praktikisht të gjithë avionët e gatshëm luftarak të Ukrainës ishin shkatërruar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që fuqitë perëndimore të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë për të parandaluar më shumë sulme ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të konsiderojë çdo vend që vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë të ketë hyrë në konflikt ushtarak.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burimi: Barron’s

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll