Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Blinken: Nëse vritet presidenti Zelenskyy, ukrainasit kanë plane gati

6 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë, Blinken: Nëse vritet presidenti Zelenskyy,

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antonu Blinken tha se ukrainasit janë të përgatitur për të vazhduar planet e tyre në luftën ndaj Rusisë nëse vritet presidenti i tyre Volodimir Zelenskyy. Në një intervistë për median amerikane “CBS”, shefi i diplomacisë amerikane tha se Kievi dhe Perëndimi do të vazhdojnë bashkëpunimin për të ndalur dhe mposhtur Rusinë, e cila po sulmon prej 11 ditësh për ta pushtuar territorin ukrainas. Ai shtoi se këto plane nuk mund të publikohen për momentin.

“Ukrainasit kanë planet gati, por nuk do të flasë për to ose të futem në detaje për të siguruar vazhdimin e punës së qeverisë aktuale ukrainase në një mënyrë ose tjetër. Ma lini mua në dorë një punë të tillë”, bëri me dije sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Presidenti Zelenskyy ka paralajmëruar se jeta e tij është në rrezik. Mediat perëndimore kanë raportuar shpesh se presidenti rus Vladimir Putin ka përgatitur një listë me 23 zyrtarë ukrainas të shtetit për t’u ekzektuar nëse ushtria e Kremlinit merr nën kontroll Kievin. Në të këtë listë raportohet se janë përcaktuar presidenti Volodimir Zelenskyy dhe vëllezërit e famshëm Kliçko.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burim: Politico

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll